Almunia: United nuk eshte i pamposhtur
Albeu.com
Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, llogarit se topçinjtë ende kanë shanse të kualifikohen për në finalen e Ligës së Kampionëve, edhe pse në ndeshjen e parë u mposhtën me rezultat 1-0.“Ishte vështirë në pjesën e parë, pasi Manchester United luajti shumë fuqishëm, sulmoi me të gjitha forcat. Ne ishim të përgjumur në ato momente”, ka thënë Almunia.

“Kisha shumë punë në pjesën e parë, por gjithmonë e prisni këtë kur udhëtoni në Old Trafford. Prisni shumë sulm pasi ata kanë lojtar fantastik ofensiv”.

“E prisnim këtë para ndeshjes, por në pjesën e dytë ata u lodhën ca dhe Arsenali tregoi se United është një ekip që mund të mposhtet”, ka shtuar spanjolli.
Shtuar më 30/04/2009, ora 19:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori