Alonso: Chelsea është ende në garë për titullin e Premier Leagues
Pëlqej
Mbrojtësi spanjoll i Chelseat, Marcos Alonso, insiston se Chelsea është ende në garë për ta fituar titullin e Premier Leagues dhe se do ta dëshmojë këtë gjë në ndeshjen kundër Manchester Cityt në "Stamford Bridge".

“Është shumë herët për të folur për këtë gjë, natyrisht. Nëse humbim, do të jemi 13 pikë larg dhe kjo është shumë pikë, por ne duhet të mendojmë, të përgatitemi për ndeshjen mirë dhe nuk jemi duke i kushtuar shumë vëmendje tabelës për momentin”, ka thënë Alonso.

“Është mundësia e përsosur për t’u kthyer. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, sigurisht. Të gjithë do të jenë shumë të motivuar për të luajtur. Jemi shumë të zhgënjyer pas disfatës, por duhet të kthehemi të punojmë më shumë se kurrë dhe të luajmë më mirë si ekip”, deklaroi Alonso. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori