Alonso, gati kontrata me Real
Albeu.com
Ksavi Alonso i kaloi me sukses te gjitha vizitat mjeksore ne Spanje dhe pritet tashme te nenshkruaje zyrtarisht kontraten me Realin e Madridit. Mediat spanjolle publikuan detajet e marreveshjes dhe kontrates se mesfushorit.Sipas te perditshmes AS, Real Madridi do derdhe ne arken e Liverpulit 30 milione Euro, nderkohe qe kesaj shifre do t’i shtohen edhe 4 milione te tjera, ne rast se arrihen objektivat e vendosura ne fillim te sezonit dhe nese Alonso zhvillon nje numer te caktuar ndeshjesh me Realin.

Persa i perket kontrates se vete futbollistit, sipas AS, ajo do te jete deri ne vitin 2014 me nje page prej 4.5 milione euro ne sezon.

Me ardhjen e Ksavi Alonsos, Florentino Perez e mbyll fushaten e blerjeve ne skuader. Deri tani klubi madrilen ka shpenzuar 264 milione euro per 9 futbollistet e rinj te sjelle ne Santiago Bernabeu. Nderkohe skuadra e Liverpulit zyrtarizoi blerjen e italianit Akuilani, i cili do te jete zevendesuesi i Alonsos te skuadra angleze e Benitez.
Shtuar më 06/08/2009, ora 17:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori