Alonso: Humba terren në fillim të garës
Pëlqej
Fernando Alonso ka bërë atë që duhej në Brazil dhe tani do të luajë shancet e tij në garën e fundit në Abu Dhabi. “Humba shumë terren në xhirot e para të garës duke u munduar të parakaloja Hamilton dhe Hulkenberg”, e ka përmbledhur kështu garën e tij ferraristi. “ Kampionati tani është I hapur. Tani në luftë është edhe Vettel. Të shohim se çdo të ndodhë në Abu Dhabi. Është një kampionat fantastik. Isha afër në hapin e garës me Redpor kur humb 12 sekonda që në nisje çdo gjë bëhet e vështurë. Kisha një mundësi të dytë pas makinës së sigurisë por kisha shumë makina të ngadalta përpara meje. Urime skuadrës së Red Bull që ka fituar botërorin për konstruktorë”, ka përfunduar spanjolli.(albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori