Alonso: I kënaqur nga aventura me bavarezët
Xabi Alonso nuk ndjen keqardhje për largimin nga Reali i Madridit në limitet e merkatos së verës, pas blerjes së Toni Kroos nga Los Blankos. Mesfushori aktual i Bayernit rreth 5 muaj nga transferimi i tij në "Allianz Arena" shprehet shumë i kënaqur me aventurën te bavarezët, me të cilët është aktivizuar në 21 takime në të gjitha kompeticionet.
Alonso është shprehur se "Një nga arsyet pse erdha këtu ishte eksperienca e re që do të përjetoja në Bundesligë te Bayerni, që mbetet një klub i madh. Mund të them gjithashtu se ka qenë një lëvizje e madhe në karrierë."

33-vjecari më pas thuri elozhe për Bastian Schweinsteiger, duke këmbëgulur se mesfushori i kombëtares gjermane e përfaqëson në cdo aspekt fanellën e Bayernit.

Ndërkohë Bayerni i Mynihut aktualisht vijon fazën e janarit në Doha të Katarit, në kuadër të përgatitjeve për fazëm e dytë të Bundesligës që e nis në transfertë me rivalët e Volsfsburgut. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori