Alonso: Jemi padronë të fatit tonë
Pëlqej
Fernando Alonso ka zbarkuar në Abu Dhabi dhe nga faqja elektronike e Ferrarit shkruan në lidhje me boterorin. “Rezultati në Interlagos na lejon që të jemi ne vetë zot të fatit tonë. Me një fitore ose me një vend të dytë nuk duhet të bëjmë asnjë lloj llogarie tjetër. Mund t’ia arrijmë edhe pse rivalët tanë janë shumë të fortë. Deri tani makina e tyre ka qënë më e mira në të gjitha llojet e pistave. Duke thënë këtë, nuk do të thotë se ne nisemi si të mundur, përkundrazi…”,përmbyll deklaratën e tij Alonso.(albeu.com)
Shtuar më 11/11/2010, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori