Alonso: Reali nuk varet nga Ronaldo
Xabi Alonso, mesfushori i Real Madrid, e pranoi se shoku u tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, autor i një dygolëshi në "San Mames" ndaj Athletic Bilbaos, është shumë I rëndësishëm për formacionionin e Jose Mourinhos, por nga ana tjetër siguroi se "Los Blancos" nuk janë të varur nga ylli portugez.

"Ronaldo është shumë i rëndësishëm. Ai dëshiron të luajë në cdo ndeshje, shënon shumë gola si dhe është thelbësor në lojën tonë. Është e vërtetë që po kalon një formë të shkëlqyer, por nuk mund të themi se jemi të varur nga Ronaldo, sepse në radhë të parë Reali është një ekip", deklaroi mesfushori madrilen.

Më pas Alonso theksoi se suksesi 3-0 në San Mames, një impiant që do të prishet shumë shpejt, nuk ishte kaq I thjeshtë për t’u arritur.

"Fitoja në "San Mames" ishte e vecantë, sepse luajtëm për herë të fundit në një stadium që më ka pëlqyer gjithmonë, por ne duhet të shikojmë përpara. Kishte më shumë rëndësi për ruajtur pozicionin e dytë në renditje dhe për të shkuar të qetë në ndeshjen e radhës. Nuk është e lehtë të përballesh me Atletikon, që ka një stil të vetin lojë. Ata luajnë me intensitet të lartë dhe aplikojnë mbulimin një për", është shprehur Alonso.

31-vjecari theksoi gjithashtu se Reali po kalon formën e tij më të mirë të sezonit, por tani e pret ora e së vërtetës, teksa synimi i "Los Blancos" mbetet trofeu i Copa del Rey dhe Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori