Alonso var këpucët në gozhdë në fund të sezonit
Xa bi Alonso ka vendosur që t’i japë fund një karriere të mbushur me shumë suksese dhe trofe. Një nga mesfushorët më të spikatur në vitet e fundit në një intervistë për Sport Bild ka konfirmuar faktin që do t'i japë fund futbollit të luajtur.

Kampion bote në vitin 2010 me Spanjën, Alonso ka fituar Ligën e Kampioneve në vitin 2005 me Liverpulin, në finalen më të çmendur në histori, me përmbysjen fantastike ndaj Milanit.

Te Reali fitoi një tjetër Champions në vitin 2014, para transferimit te Bayerni ku mungon vetëm ky kompeticion, por deri në fund të sezonit, nuk i dihet dhe mund ta fitojë.,
Shtuar më 18/01/2017, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori