Alonso zgjedh finalistin midis Realit dhe Bayernit
Xabi Alonso ka qenë pjesë e të dyja ekipeve Bayern Munich dhe Real Madrid. Me madrilenët ai arriti të fitonte një Champions në vitin 2014 që në gjysmëfinale mposhtën pikërisht Bayernin.

Por rreth kësaj gjysmfinaleje spanjolli ka një mendim tjetër.

“Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme, pavarësisht surprizave që kanë ndodhur në çerekfinale. Për këtë futbolli është emocionues. Bayerni është shumë të fortë në “Allianz Arena” dhe Madridi do të vuajë shumë”, ka deklaruar Alonso.

“Kualifikimi? Gjithçka është e balancuar, por Bajerni ka diçka me shume”

Bayerni duhet të jetë i kujdesshëm nga goditjet e Madridit, pasi shënojnë gol nga një gjysmë rasti”, ka shtuar ai. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori