Altin Rraklli: Köstner më i miri për Shqipërinë
Nëse ka një person në Shqipëri që e njeh më mirë se kushdo tjetër Lorenz Günter Köstnerin, ai është Altin Rraklli. Ish-sulmuesi kuqezi, i cili ka qenë për disa sezone radhazi nën urdhrat e këtij trajneri tek Unterhaching në Bunsdesligë, thotë se Köstner është trajneri i duhur për Shqipërinë, por mohon që të ketë ai ndërmjetësi për arritjen e marrëveshjes.

" Mund t’ju përmend vetëm një detaj: e mori Volfsburgun para disa sezonesh në një moment shumë të vështirë, teksa ishte në zonën e rënies nga kategoria, por në fund të sezonit kjo skuadër për pak mori pjesë në Kupat e Europës. Pësoi vetëm një humbje në ndeshjen e parë e më pas mori 8 fitore radhazi. Përveç këtij momenti, kujtoj se në vitin 2000 Unterhaching i ka hequr titullin Bajernit të Leverkusenit në ndeshjen e fundit, duke fituar në transfertë", u shpreh ish-sulmuesi i komëtares kuqezi.

Gjermani Köstner pritet të marrë drejtimin e Shqipërisë pas dy ndeshjeve miqësore me Azerbajxhan në Tiranë dhe Maqedoninë në Prilep. Në ndeshjen me maqedonasit, tekniku i ri i kombëtares do e ndjekë skuadrën e tij të re nga tribuna. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori