Alvaro Morata refuzon Barcelonën
Alvaro Morata nuk do të transferohet te Barcelona. Sulmuesi spanjoll ka refuzuar ofertën e Barcelonës, teksa nuk dëshiron të jetë si zëvdësuesi i Luis Suarezit.

Morata kërkon një klub që të gjejë hapsira teksa mungesën e një vendi si titullar po e vuan dhe tek Chelsea.

Megjithatë Barcelona tashmë synon një tjetër sulmues. Ai është Carlos Vela i cili ka luajtur më parë në La Liga nga viti 2011 deri në vitin 2018 me skuadrën e Real Sociedad.

Trajneri Ernesto Valverde ia ka bërë të qartë drejtuesve të Barcelonës se ai e dëshiron një sulmues gjatë merkatos së janarit megjithatë ende ska asgjë konkrete. /albeu.com /

Shtuar më 18/01/2019, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori