Alvaro Negredo drejt Real Madrid?
Pëlqej
Manchester City i ka hapur dritën jeshile shitjes së mundshme të Alvaro Negredos te Real Madrid.

Los Blancos" vazhdojnë të jenë në kërkim të një numri 9, ndaj futbollisti i lindur nga kryeqytetin spanjoll shihet si alternativa më e mirë për Karim Benzema.

Kampionët e Anglisë mund ta shesin për 25 milionë euro pasi tekniku Manuel Pellegrini beson më shumë te dyshja Edin Dzeko - Kun Aguero.

"Citizens" janë në dilemë për ta përfshirë sulmuesin në listën e Champions League, ku nuk lejohen më shumë se 16 futbollistë që nuk janë rritur në akademinë e klubit apo që nuk janë anglezë. Masë kjo e marrë nga UEFA për shkak të mosrespektimit të rregullave të Fair Play-it financiar.

Fakti që vazhdon të jetë i dëmtuar e ka penalizuar edhe më shumë sulmuesin spanjoll, që mbetet jasht planeve të Pellegrinit.

Alvaro Negredo do të ishte i lumtur nëse do të rikthehej në Primera Divizion me klubin më të madh spanjoll, edhe pse do të kishte një rol dytësor te "Los Bancos". Te Manchester City nuk është aspak i lumtur, ndaj transferimi te Real do të ishte lëvizja ideale për të. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori