Alves: Dua të luaj nën drejtimin e Guardiolas
Albeu.com
“Siç kam thënë edhe më herët, do të kisha nder dhe kënaqësi të luaj në një ekip të madh. Pep Guardiola është i pabesueshëm”, ka thënë Alves, duke lavdëruar trajnerin e ri të Barcelonës.Mbrojtësi i Sevillas, braziliani Daniel Alves, edhe një herë ka pohuar se dëshiron të kalojë tek Barcelona.
“Siç kam thënë edhe më herët, do të kisha nder dhe kënaqësi të luaj në një ekip të madh. Pep Guardiola është i pabesueshëm”, ka thënë Alves, duke lavdëruar trajnerin e ri të Barcelonës.

“Nëse e lëmë anash atë që unë jam futbollist, unë e dua futbollit dhe gjithmonë i kam përcjellë ndeshjet e Barcelonës dhe Real Madridit. Guardiola gjithmonë në Brazil është llogaritur si ndër më të mëdhenjtë në pozicionin e tij”, ka shtuar braziliani.

“Ai ka qenë futbollist i shkëlqyeshëm dhe unë nuk kam dyshime se ai do të jetë edhe një trajner i shkëlqyeshëm”, ka përfunduar Alves.
Shtuar më 23/05/2008, ora 01:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori