Alves fton Neymar: Eja te Barça
Dani Alves pranon se talenti i Brazilit dhe Santos, Neymar është një objektiv i Barcelonës dhe se mund të transferohet te katalanasit së shpejti.

"Unë jam krenar që jam pjesë e Barcelonës dhe dua që të vijnë sa më shumë lojtarë cilësorë, të denjë për këtë klub. I kam rekomanduar Neymar që të pranojë ofertën e Barçës nëse vjen një e tillë, sepse do përshtatej shkëlqyeshëm këtu. Ai është futbollist i jashtëzakonshëm dhe mendoj se ka ardhur koha që të transferohet në Europë", është shprehur mbrojtësi brazilian i Barcelonës. /albeu.com/



Shtuar më 19/02/2013, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori