Alves i bindur që Neymar nuk largohet, vë bast kullën "Eiffel"
Alves beson se Neymari do të vazhdojë të luajë në PSG.

Dani Alves (36-vjeçar) është i sigurt se Neymar (27), do të vazhdojë të qëndrojë në PSG edhe sezonin tjetër. Mbrojtësi brazilian, bëri shaka për ESPN se "vë bast kullën Eiffel" se shoku i tij s’do ta braktisë Parisin këtë verë.

Këto deklarata të Alves janë publikuar pasi Thomas Tuchel, trajneri i PSG-së, nuk garantoi qëndrimin e Neymar dhe Mbappé në sezonin 2019/20.

Basti për Neymarin: "Vëmë bast një darkë se Neymar do të qëndrojë? Është pak. Vëmë bas kullën Eiffel? Mendoj se do të qëndrojë në PSG, mendoj që po. Ende s’ka kryer punë këtu", tha Alves.

Real Madridi dhe Neymar: "Nëse Madrid më thërret, do të them jo dhe nëse ata më thërrasin për të pyetur për Neymarin, gjithashtu do të them jo – këtu s’mund të përgjigjem, është jeta e tij, vendos ai.. Do të trokas në derë dhe nëse më hap, shkoj në dhomën e ndenjes dhe qëndroj aty, por në dhomën e tij nuk shkoj. Madridi thërret shumë njerëz dhe nuk do të habitem fare", shtoi mes tjerash Alves.

Neymar është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, kur braktisi Barcelonën për 222 milionë euro – duke paguar vetë klauzolën e lirimit.

Ai në fillim dukej i lumtur, por gjërat s’kanë shkuar siç ka dëshiruar – ka mbetur jashtë top 10 edhe për Topin e Artë, trofe që ëndërron ta fitojë, për të cilin raportohet se edhe u largua nga Camp Nou, pasi në Barcelonës, kishte Messin rival.

Neymar ka bërë 58 paraqitje me PSG-në në dy vite dhe ka shënuar 51 gola. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori