Alves i hap dyert PSG-së
Braziliani i Barcelonës, Dani Alves, gjatë merkatos së verës ka qënjë ndër dëshirat më të mëdha të sheikëve të Paris Saint Germain por mbrojtësi i katalanasve vendosi të qëndrojë në "Camp Nou". Mirëpo edhe pse merkatoja tashmë ka përfunduar dhe sezoni ka marrë startin, Dani Alves ka sërish në mëndje klubin parizien.

"Më kanë kontaktuar në verë. PSG është një klub i madh dhe dyert e mia për ta janë gjithmonë të hapura", është shprehur Alves.

Braziliani i krahut të djathtë kërkohet edhe nga klubet e Anzhi dhe Milan. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2012, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori