Alves: Nga Barça prisni vetëm fitore
Pep Guardiola deklaroi se Barcelona nuk ka më shanse për titullin kampion, pasi diferenca me kreun është shumë e madhe. Ndërkohë, mbrojtësi Dani Alves ka thënë dje se ata do i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbeturakampionat, përfshirë atë kundër Realit të Madridit.

“Ne nuk jemi dorëzuar kurrë dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë asnjëherë. Kemi fituar shumë trofe të rëndësishëm gjatë këtyre viteve, por uria për të fituar të tjera nuk na është shuar asnjëherë. Në kampionat nuk jemi në kushte të favorshme për sa i përket titullit, por sigurisht që nuk do t’i humbim shpresat. I kemi vënë vetes një qëllim, që është fitimi i të gjitha ndeshjeve të mbetura dhe jam i bindur se do t’ia dalim mbanë. Përfshirë këtu edhe përballjen kundër Realit të Madridit, pas së cilës shpresojmë që kryesuesit të bëjnë edhe gabime të tjera”, deklaroi Dani Alves.

Sa i përket Ligës së Kampioneve ai shtoi: “Jemi pesë ndeshje larg trofeut dhe mund të sforcohemi që në këto sfida të japim më shumë se 100% të forcës sonë. Jam optimist se në Champions dhe në Kupën e Mbretit do të fitojmë sivjet”. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2012, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori