Alves pajtohet me fjalët e Wengerit
Futbollisti i Barcelonës, Dani Alves, ka deklaruar së është dakord me menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, dhe lëvdatat e tij për Lionel Messin e treshen MSN.

Wenger pas humbjes nga Barcelona tha se treshja Messi, Suarez, Neymar e shndërron futbollin në art.

“Fjalët nga njerëzit që kanë kontribuar dhe e kuptojnë futbollin janë gjithmonë të mirë se ardhura”.

“Eshtë problem të arrihet një kualitet i tillë dhe ata definitivisht e bëjnë diferencën”, tha Alves. /Albeu.com/
Shtuar më 17/03/2016, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori