Amauri mbetet në Juventus
Amauri duke festuar
Menaxheri i sulmuesit Amauri ka insistuar se klienti i tij është i përqendruar në Juventus dhe nuk dëshiron të largohet. Amauri kishte shumë vështirësi sezonin e kaluar derisa Bianconerët përfunduan në pozitën e shtatë në Serie A.

Në kohën e fundit qarkulluan spekulime se ai ishte i pakënaqur dhe Juventus mund ta shesë gjatë këtij afati kalimtar të verës. Mirëpo, menaxheri i tij, Giampiero Pocetta ka theksuar se 30-vjeçari është i vendosur të mbetet në Juventus. “Amauri dëshiron të respektojë kontratën me Juventusin. Ai është i vendosur të mbetet në klub”, tha Pocetta për calciomercato.it.
Shtuar më 31/07/2010, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori