Amauri te Totenham në vend të Defoe
Amauri duke festuar
Shfaqet në horizont një shkëmbim interesant sulmuesish mes Italisë dhe Anglisë. Qëndra e këtyre lëvizjeve është Londra dhe veçanërisht klubi i Totenham Hotspurs.

Sipas asaj që raporton gazeta angleze "Daily Mirror", Jermain Defoe është pothuajse lojtar i QPR-së që drejtohet nga Neil Warnock. Ndërsa, sulmuesi i Juventusit, Amauri duket se është përzgjedhur nga klubi londinez si futbollisti ideal për të zëvëndësuar Defoe në repartin ofensiv të Totenham.

Me këtë lëvizje, italo-braziliani Amauri hedh poshtë interesimin e javëve të fundit për të nga klubet italiane të Genoas dhe Palermos. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori