Sulmuesi
kamerunas ka prishur çdo marrëdhënie me Interin dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin rus me klubin e Anzhit, me të cilin ka arritur një marrëveshje prej 20
milion eurosh në sezon për katër vitet e ardhshme.
Për të mbyllur këtë tratativë mungon vetëm firma e presidentit
Moratti, i cili pret një rritje të ofertës së rusëve që fillimisht kishin ofruar 30
milion euro.
Dhe dje, Anzhi ka kënaqur dëshirën e Morattit, duke e rritur në 35
milion euro ofertën për kartonin e Eto`o-së, por nga këto para, vetëm 18
milion euro do të paguhen në dorë.
Nëse Samuel Eto`o-ja do largohet, ashtu sikurse përflitet se mund të ndodhë edhe me Diego Militon dhe Goran Pandevin, sulmi i Interit ka nevojë për zëvendësues, mbi të gjitha një për bomberin
kamerunas.
Por
Moratti ka gjetur zëvendësuesin e tij që mund të jetë sulmuesi i Juventusit
Amauri. Italo-braziliani kushton vetëm 7
milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2011,
ora 13:57