"Amazon" hap thesin, ofron 1.15 miliardë euro për të blerë të drejtën e transmetimit të Serie A
Kompania prestigjioze botërore "Amazon" mund të fitojë të drejtën e transmetimitkampionatit italian (Seria A).

Gjiganti i teknologjisë dixhitale pritet të paraqesë në ankandin e 26 janarit ofertën për 1.15 miliardë eurosh, e cila do të shqyrtohet nga Liga Italiane.

"Amazon", e cila njihet në mbarë botën për transmetimin e filmave me pagesë, ka pushtuar sportin duke fituar të drejtën e transmetimit të Premier Ligës, 16 ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, Formula 1, NFL-së, tashmë ka vendosur të konkurrojë hapur dy mediat, "Sky" dhe "DAZN".

Duke parë faktin se stadiumet në Itali dhe në shumë vende të botës janë mbyllur për shkak të "COVID"-it si dhe rënies së investimeve në futbollin italian, Seria A mund të detyrohet t’i besojë "Amazon" të drejtën e transmetimitkampionatit italian për vitet 2021-2024.
Shtuar më 14/01/2021, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori