Kapitenit të Milanit, Massimo
Ambrosini, nuk i ka pëlqyer
sjellja e juventinit Giorgio
Chiellini. Mbrojtësi i Juventusit, në përfundim të ndeshjes së Kupës së Italisë, nisur nga ai debat i Ibrahimoviç me Storarin ka spiunuar tek arbitri kundër veprimit të sulmuesit suedez.
Ka qenë pikërisht ky veprim i mbrojtësit bardhezi, i cili duket se ka acaruar edhe kapitenin e Milanit: “Mendoj se
Chiellini nuk duhet të pozicionohej në këtë çështje, –replikon
Ambrosini. – Më duket shumë
antipatike dhe pa vend,
sjellja e tij. Të gjithëve na vjen keq kur shikojmë sjellje të tilla, por përpiqemi t’i minimizojmë në maksimum ato, pastaj nuk më duket korrekte që një futbollist si ai të paraqitet në sallën e konferencave për shtyp dhe të kërkojë skualifikimin e Ibrës.
Më pas kapiteni kuqezi vijoi: "Nëse dikush gabon, do paguajë! Por, të shkosh të bësh rolin e spiunit tek arbitri dhe në televizion, nuk më duket korrekte. Të gjithë ne futbollistët jemi protagonistë të skenave
antipatike që ndodhin në tunel, teksa futemi në dhomat e zhveshjes, por asnjëri prej
nesh nuk shkon të kërkojë penalizime për një ofendim që mund të marrim. Madje, edhe arbitrat shpeshherë na shohim të debatojmë ashpër dhe nuk ndërhyjnë. Për mendimin tim kjo është pjesë e lojës, por askush prej
nesh nuk është sjellë si
Chiellini”, tha
Ambrosini
Shtuar më 10/02/2012,
ora 17:04