Amerikanët paralajmërojnë sulme terroriste në Europian
Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se Kampionati Evropian 2016, i cili do të mbahet në Francë muajin e ardhshëm, mund të jetë shënjestër e sulmeve terroriste.

“Numri i madh i turistëve që do të vizitojnë Evropën gjatë muajve të verës paraqet një rrezik më të madh për sulme terroriste”, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit teksa ka shtuar se paralajmëron qytetarët amerikanë për rrezikun e këtyre sulmeve në të gjithë Evropën.

Shënjestër e sulmeve mund të jenë vendet turistike, restorantet, qendrat tregtare etj duke vënë theksin tek kampionati evropian 2016.
Shtuar më 01/06/2016, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori