Amir Abrashi drejt Interit
Amir Abrashi kërkohet nga klubi i famshëm italian, Inter. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat zvicerane, të cilat theksojnë se agjentë të klubit zikaltër po vëzhgojnë prej kohësh mesfushorin e Kombëtares shqiptare që aktivizohet me Grasshopersin.

Abrashit i skadon kontrata me klubin zviceran më 30 qershor të këtij viti dhe ai është i lirë për të biseduar me klubet që e dëshirojnë atë. Sipas mediave helvete, për lojtarin interesohen edhe dy klubet gjigante të Superligës vendëse, Basel Young Boys.

"Përfaqësues të Interit pritet të futen në bisedime me agjentin e lojtarit për ta transferuar në verë", shkruajnë portalet zvicerane.

Ndërkohë, përveç Interit, Baselit dhe Young Boys, për mesfushorin shtatshkurtër kanë shfaqur interes konkret edhe skuadra si Werder Bremen në Gjermani apo Genoa, Lazio dhe Torino në Itali.

Abrashi ka tre sezone që po shkëlqen te Grasshopersi dhe duket se tashmë është gati të bëjë hapin e madh në karrierë. /albeu.com/


Shtuar më 11/04/2015, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori