Amir Abrashi në sulm për sezonin e ri
Pëlqej
Amir Abrashi është i gatshëm për të nisur sezonin e ri në Bundesligën gjermane. Mesfushori kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi, ka nisur të mërkurën përgatitjet me skuadrën e Freiburgut.

“Tani vjen një fazë e re, një fazë e madhe me stadiume të mëdha dhe ekipe të mëdha. Unë jam i lumtur që përsëri po e shoh grupin dhe ndihem mirë. Ne kemi arritur të fitojmë. Askush nuk ka pritur se ne do të tregojmë paraqitje të mira.

Ka qenë e hidhur që jemi eliminuar në fazën e grupeve, por ne e kemi bërë krenar gjithë kombin shqiptar.

Nga tifozët patëm përkrahje të madhe. Tani është koha të paraqitem sa më mirë me klubin në Bundesligë", ka thënë Abrashi për “kicker.de”.

Ai u është bashkuar me vonesë përgatitjeve, për shkak se po shijonte ditët e pushimit pas "Euro 2016". /albeu.com/

Shtuar më 22/07/2016, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori