Amir Rrahmani shënon gol të çmendur në Kroaci (VIDEO)
Rrahmani ka shënuar tjetër gol në Ligën e Kroacisë.

Jemi mësuar gjithmonë ta shohim duke shënuar pothuajse shumicën e golave me kokë, por Amir Rrahmani mund të shënojë edhe në mënyra tjera, madje madje, edhe gola të çmendur, raporton Gazeta Express.

I tillë është edhe i fundit që ka shënuar në Kroaci.

Ai zhbllokoi rezultatin në ndeshjen Dinamo Zagreb – NK Lokomotiva, duke shënuar një gol shumë të bukur pas disa lëvizjeve fantastike që bëri, sfidë të cilën e fituan vendasit 3-0.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës nuk e festoi golin, në shenj respekti për ish-skuadrën. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2019, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori