“Euro 2008”, trajneri francez Domenek largon 7 lojtarë
Albeu.com
Trajneri i Francës Rajmond Domenek ka larguar 7 futbollistë nga skuadra përpara fillimit të kampionatit europian. Emra si Cise dhe Flamini janë dërguar në shtëpi, duke lënë të habitur shumë specialistë.Trajneri i Francës Rajmond Domenek ka bërë publike listën me 23 futbollistë që do të grumbullojë për kampionatin europian, që starton pas 10 ditësh. Lojtarët e lënë jashtë nga lista fillestare janë sulmuesit Xhibril Sise e Ben Arfa, mbrojtësit Filip Mekses dhe Zhylien Eskude, si edhe mesfushorët Alu Diarra e Metju Flamini, përveç portierit Mikael Landro’. Vendimi më i habitshëm ka qenë sidomos për Sise, i cili mungoi në Botërorin 2006 për shkak se theu këmbën. Po kështu, specialistët kanë kritikuar trajnerin e “Gjelave” edhe për lënien jashtë të Flamini, një nga mesfushorët më të mirë të Ligës së Kampioneve këtë sezon. Në një konferencë për shtyp, Domenek nuk pranoi të shpjegonte zgjedhjet e tij. “Nuk dua të bëj komente për ndonjë lojtar, por dua të them se ishte një vendim shumë i vështirë për mua. Ishte vendimi më i vështirë në karrierën time si trajner i Francës”, deklaroi Domenek. Franca është duke u përgatitur në Alpe për kampionatin europian. Ajo ndodhet në grupin C së bashku me Rumaninë, Holandën dhe Italinë. (news24)
Shtuar më 30/05/2008, ora 15:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori