Çmendet Fenerbahçe, në shënjestër është Sheva
Albeu.com
Sipas tabloidit anglez, Mirror, turqit e Fenerbahçes të zhgënjyer nga humbja e kampionatit vendas, por të inkurajuar nga ecuaria positive në Ligën e Kampionëve, janë duke menduar për një goditje të fuqishme në merkaton verore.Objektivi numër një i skuadrës duket se është kamerunasi Samuel Eto’o, i cili duket se ka më shumë gjasa të transferohet në Itali ose Angli. Dhe në këtë moment, shfaqet emri i Andrey Shevchenko-s, për të cilin Feneri është gati të bëjë një ofertë prej 9 milionë eurosh.

Rroga e ukrainasit nuk përbën problem për turqit që kanë në skuadër lojtarë si Alex apo Roberto Carlos që fitojnë “një djall e gjysmë”. Për “Mbretin e Lindjes” interesohet gjithashtu shtëpia e tij e dytë, Milani. (start)
Shtuar më 16/05/2008, ora 09:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori