Analistet gjerman: Cana, blerja me e mire ne merkaton angleze
Albeu.com
Lorik Cana është blerja më e mirë e Premierligës në këtë merkato vere. Analistët gjermanë, e cilësojne transferimin e mesfushorit shqiptar në radhët e Sanderlendit nga Olimpik Marseja, si manovrën më të goditur.Këtu kombinohet kualiteti i lojtarit dhe shifra që trajneri Stiv Brus pagoi për ta afruar në skuadër. Ai klasifikohet përpara atyre që shiheshin si blerjet e mëdha në elitën e futbollit britanik: Juri Zhirkov te Çelsi, Gereth Berri te Mançester Siti, Antonio Vanelcia te Mançester Junajtid apo edhe Karlos Tevez te Mançester Siti. Për shërbimet e 26-vjeçarit interesoheshin disa klube angleze, ku nuk munguan edhe emrat e mëdhenj si Arsenali e Liverpuli, por edhe Hamburugu e Verder Bremeni ne Bundesligë.
Shtuar më 15/08/2009, ora 22:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori