Analiza/ "Zhgënjimi këtë herë ishte galaktik"
Nga Ivan Zazzaroni

Kanë qenë dhe janë ata më të fortë. Dhe kanë Ronaldon dhe pjesën e dytë për të cilën di diçka më shumë Napoli. Juve bëri atë që mundi, më të mirën e kishte dhënë më parë, muajt e kaluar, por në Kardif gjeti ...Mike Tyson.

Për Juven, për këtë Juve, dimë gjithçka. Çdo ditë ne përshkruajnë virtytet dhe veset; Allegri gjithashtu nuk ka më sekrete: durimi i tij, numrat e tij origjinalë dhe skemat, idetë e tij të një nate kanë hyrë në të gjitha faqet dhe në të gjitha diskutimet. Marotta dhe Paratici janë treguar si model i menaxhimit, por ky nuk është rasti t’i përsëritim, sidomos pas një natë si kjo.

Juve ka një forcë objektive, tërheqëse dhe të pështirë në të njëjtën kohë. Një forcë shpesh fatale. Kjo Juve di të bëjë futboll edhe me më pak. Por ju kujtoj se Evropa nuk është njëlloj si ajo që luan çdo javë në Serie A.

Europa nuk është ekonomia dominuese, nuk mund të akuzosh arbritrat apo vijërojtësit anësorë. Në Europë edhe mund të ankohesh për inferioritet politik dhe për atë të planit të të ardhurave, leximit të faturave megjithëse mund të ndihesh pas United, Barça, Real, Bayern, City, Psg, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool. Në një vit të vetëm Real bën bashkë dyfishin e milionave, 620 përballë 341.

Jo më vonë se 12 muaj më parë u shpenzuan 90 milionë për të shkëputur Higuain nga Napoli. U dha Pogba dhe madje u larguan edhe Vidal, Koman dhe Tevez.

Në Europë, Juve ishte e aftë të nxirrte jashtë brenda një sezoni Barcelonën dhe Monakon, kampione e Francës, por duhet të dorëzohej përballë “galaktikëve”. Nuk e kuptova dhe madje e përsërita edhe në TV optimizmin e javëve përpara finales dhe për fat të keq pata të drejtë.

Real, 12 Champions, 3 në 4 vitet e fundit. Njolla e vetme arbitrimi në Madrid me Bayern, por nuk fitoi me individualitete, por me skuadër. Fitoi me Kroos dhe Modric, superiorë ndaj Khedira dhe Pjanic. Fitoi me Isco që luajti shumë më mirë se Dybala. Dhe natyrisht rifitoi me Ronaldo që i shkuli nga duart Bufonit, kupën dhe Topin e artë. Motoja e tij për ta thënë “alla Sgarbi” është: “Nuk vuaj nga mania e superiorit, por jam superior”. /Përktheu Lapsi.al/
Shtuar më 04/06/2017, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori