Ancelloti: Napoli do ta eliminojë PSG ose Liverpoolin nga Championsi
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka folur për media para ndeshjes në UEFA Champions League kundër Crvena Zvezdës.

“Ne nuk duhet ti nënvlerësojmë serbët, ata e merituan fitoren kundër Liverpoolit dhe ne duhet të fokusohemi në këtë ndeshje. Ne duam të fitojmë, llogaritjet i bëjmë në ndeshjen tjetër”, ka thënë trajneri i Napolit.

“Qëllimi i jonë është kualifikimi, nesër nuk ka asgjë definitive. Ne jemi në pozitë të mirë pas katër ndeshjeve. Na duhet pak akull në torte. Ne kemi nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve. Ka pëndim për shkak se humbëm kundër Chievos por ne duhet të hakmerremi dhe të fitojmë nesër”.

“Shumë njerëz janë befasuar sepse ne po luajmë kundër skuadrave shumë të forta. Nëse ne nuk kualifikohemi tregohemi shumë të dobët”.

“Ne kemi probleme në sulm, të dielën nuk luajtëm mirë. Ne duhet të luajmë ndeshje të hapur dhe kemi edhe dy alo të shpejt që dinë të sulmojnë”, përfundoi Ancelotti.
Shtuar më 27/11/2018, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori