Anceloti i pavendosur për të ardhmen
Carlo Ancelotti
Trajneri i Paris SG merr kohë për të vendosur në lidhje me destinacionin e tij të ardhshëm, edhe pse gjendet nën kontratë me parizienët.

“Unë do të flas me drejtuesit e klubit në fund të sezonit. Nuk kam folur me lojtarët e mi për këtë cështje. Edhe takimi me udhëheqjen e klubit, siç thashë, do të mbahet vetëm në fund të sezonit. Jam i pavendosur për të ardhmen time” është shprehur tekniku Karlo Anceloti rreth të ardhmes së tij në fund të garës, pas barazimit 1-1 të PSG-së në shtëpi kundër Valenciennes.

Emri i teknikut italien lakohet shumë si pasues i Mourinjos në “Bernabeu”.
Shtuar më 06/05/2013, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori