Ançeloti: Kartoni i Meret i dyshimtë. U befasova në pjesën e dytë
Napoli-Juventus ka qenë një ndeshje e pasur me episode dhe në fund është fituar 2-1 nga Juventus, shkruan Albeu.com
Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga Ancelotti në përfundim të takimit:

"Episodi CR7-Meret? Shumë i dyshimtë. Sigurisht, Meret nuk e goditi Ronaldo-n. Mund ta pranoj që të jepet faull për tentativën e bërë nga portieri, por duhen marrë edhe gjëra të tjera në konsideratë: ku shkon topi, pozicioni i Allan...".

"Nuk e di nëse meritonte të ndëshkohej me kartonin e kuq. Ky moment ka diktuar rrjedhën e ndeshjes, më pas kemi pësuar edhe golin e dytë. Kur është kthyer barazia numerike në fushë kemi luajtur më mirë dhe kjo gjë më ka befasuar edhe mua. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të kemi më shumë besim te cilësitë tona".

"Diferenca me Juventus-in? Mendoj se sezoni ynë është pozitiv, skuadra ka ndryshuar pak në aspektin taktik, pa harruar edhe përfshirjen e lojtarëve të rinj. Duhet të kemi besim te cilësitë tona, që ndryshojnë nga ato të Juventus-it, që ka më shumë individualitete dhe organizim, ndërsa ne luajmë më mirë". /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori