Anceloti: Luajm per te fituar, jo per te poshtruar Interin
Albeu.com
Carlo Ancelotti ju përgjigj gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme ndaj Interit, ku shtoi se nuk është anti Inter por duhet të lual sepse ishte ky përcaktimi i shortit.“Unë nuk dua të bëhem ëndrra më e keqe e Interit, kurrë skam thënë një gjë të tillë. Unë e di se Interi ka dëshirë të zjarrtë për të fituar këtë titull, kemi respekt të madh dhe ne duam të luajmë një ndeshje me fair play sa më shumë që të jetë i mundshëm.”

“Nuk frikësohem, ne duhet të jemi të fokusuar në cilësitë e tyre teknike, dhe të tjerat nuk na interesojnë neve. Ne e dijmë se duhet të mposhtim një Inter të plotë, i njëjti dhe i vërteti edhe për ata. Nuk e di nëse Interi do të vazhdoj serinë e keqe në CL por e tashmja nuk ka lidhje me të kaluarën.”
Shtuar më 24/02/2010, ora 18:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori