Anceloti: Sapo kam filluar
Albeu.com
Karlo Ançeloti ka paralajmëruar skuadrat e tjera se puna e tij në futbollin anglez sapo ka filluar, teksa po shijon titullin e Premier Ligës që në debutimin e tij.“Unë mendoj se ky klub do të ketë një të ardhme sepse këta lojtarë nuk janë të moshuar, ndaj do të kemi një skuadër të mirë edhe për vitin që vjen si dhe për disa sezone radhazi”.

"Jam shumë i lumtur që fituam titullin që në sezonin tim të parë. Gjeta një klub të mirë dhe ishte më e lehtë për mua të jepja maksimumin”, tha Ançeloti.
Shtuar më 13/05/2010, ora 13:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori