Trajneri i Paris Saint-Germain ka shprehur dëshirën
për të patur Cristiano Ronaldon në skuadrën e tij. Në një pronocim për “L’Equipe” tekniku Carlo Ancelotti është shprehur se Ronaldo është simbol i Realit por ai mund të bënte një dyshe të mirë me Ibrahimovic.
“Nuk e di nëse është një
transferim që klubi mund ta realizojë. Ronaldo është simbol i Realit, por cili është ai trajner që nuk e dëshiron këtë lojtar?
Mendoj se do të luante pa asnjë problem me Ibrahimovic. I kanë cilësitë për të luajtur bashkë. Nuk
mendoj se
ekzistenca e të dyve do të
shkaktone probleme me egon. Kur isha te Milani, kisha në skuadër shumë lojtarë me personalitet dhe arritëm të ndërtojmë një skuadër të madhe”, deklaroi tekniku italian. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2012,
ora 11:16