Ancelott pranon se mund ta marrë drejtimin e Arsenalit por me një kusht
Pëlqej
Ancelotti vazhdon të jetë pa skuadër që kur u shkarkuar nga Bayern Munich në fillim të sezonit 2017/18 dhe shihet si zëvendësues ideal për Arsene Wengerin. Ai së fundmi është shprehur i gatshëm për tu bashkuar me Arsenalin por ka disa kërkesa.

“Wengeri ka shkruar histori dhe ai duhet të njihet për këtë. Topçinjtë e dinë të ardhmen e tyre, por nëse më involvojnë mua në planet e tyre, jam shumë i lumtur në aspektin profesional, por momentalisht s’ka asgjë”, u shpreh Ancelotti.

“E ardhmja varet nga shanset dhe projekti që më prezantohet, jo vetëm nga unë. Tani jam i fokusuar në ndihmën që po bëj për UEFA-n” përfundoi Don Carlo. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori