Ancelotti analizon yjet e tij: Neuer si kompjuter, Ribery si ferrari por ...
Edhe pse po zhvillon sezonin e parë me Bayernin e Mynihut, Carlo Ancelotti ndihet si në shtëpinë e tij, teksa futbollistët e kanë pritur mjaft mirë. Në një intervistë për mediat gjermane, Ancelotti analizon karakteret e futbollistëve të tij.

“Neuer është si një kompjuter, shumë serioz dhe profesional në gjithçka bën. Është dhe argëtues si djalë, por më simpatiku është Muller, dhe kjo pjesë e karakterit e ka ndihmuar edhe në momentet më të vështira.

Levwandowski është qendërsulmuesi më i mirë i Botës në këtë moment, i ngjan shumë Inzaghit, por ka edhe lojën në ajër dhe është shumë i fuqishëm. Një lojtar që bën gol në çdo ndeshje dhe sipas meje një kandidat për të fituar Topin e Artë. Ribery është si ferrari, por s'mund ta përdorë çdo ditë”, ka thënë Ancelotti./albeu.com/
Shtuar më 06/04/2017, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori