Ancelotti: Bale në fushë ndaj Villareal
Blerja më e shtrenjtë e Real Madrid, Gareth Bale do të debutojë që këtë javë në Primera Division teksa Los Blancos do të jenë mysafirë të Villareal. Këtë e ka pranuar vetë trajneri madrilen, Carlo Ancelotti.

"Bale do të udhëtoj në Villareal dhe do të luaj edhe pse nuk e di nëse do të nis nga fillimi apo nga stoli. Bale dhe Ronaldo janë dy futbollist të shkëlqyer dhe nuk kam asnjë dyshim që së bashku do të përmisojnë skuadrën shumë. Çfarë më pëlqen më së shumti tek Bale? Motivimi i tij dhe dëshira për të pasur ndikim në Madrid. Ai është shumë i lumtur dhe i uritur", ka thënë Ancelotti.

Italiani ka shtuar poashtu se Iker Casillas do të jetë titullar në ndeshjen e Champions League Galatasaray-Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori