Ancelotti bën rotacion: Ronaldo nuk pushon
Pëlqej
Trajneri italian në prag të sfidës së shtëpisë me Elchen foli edhe për formën që po kalon Cristiano Ronaldo.

Carlo Ancelotti, sikurse presidenti Florentino Perez, i doli në mbrojtje portierit Iker Casillas, i kontestuar ashpër nga tifozët e Realin në këtë fillim sezoni. Trajneri italian në prag të sfidës së shtëpisë me Elchen konfirmoi se do të ketë rotacion në skuadër, me Keylor Navas që do te luajë titullar në portë, ndërkohë që ndryshime mund të ketë edhe në sulm, ku në stol pritet të ulet Karim Benzema.

"Iker është mirë. Sikurse i shpreh presidenti në asamble, uniteti është shumë i rëndësishëm. Janë tre komponentë të rëndësishëm, klub, futbollistë dhe tifozë. Të gjithë të bashkuar do ta kemi më të lehtë arritjen e objektivave. Cristiano? Në këtë moment nuk ka nevojë për pushim. Ka gjendjen e duhur fizike dhe psikologjike. Ai duhet të ketë liri dhe të veprojë në fushë në bazë të instiktit"

Ancelotti iu përgjigj pa asnjë hezitim pyetjeve për futbollistë të vecantë.

"Illarramendi e bën skuadrën tonë me solide në qendër. Këtë e pamë në Riazor ndaj Deportivos. Isco? Nuk ka ndodhur asgjë më të, vitin e kaluar ishte protagonist në disa ndeshje të rëndësishme. Ai është një lojtar i ri dhe përfaqëson të ardhmen e Realit. Rodriguez është një lojtar i talentuar por edhe i përgatitur fizikisht. Ka shumë rezistenncë, ndaj mund të luajë edhe si mesfushor i majtë. Përsa i përket Modric, nuk është në 100 të formës fizike, e njëjta gjë me të ka ndodhur edhe sezonin e kaluar"

Barcelona vazhdon të kryesojë e vetme me pikë të plotë, por kjo nuk e shqetëson shumë Ancelottin, që parashikon një kampionat me shumë rivalitet.

"Ky kampionat do të jetë shumë i hapur. Valencia ka një skuadër kompetitive, ndaj besoj se në krye të klasifikimit do të ketë më shumë skuadra"
Shtuar më 22/09/2014, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori