Ancelotti beson në titull
Carlo Ancelott
Pas fitores bindëse me rezultat 4:0 ndaj Boltonit, në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje në Premierligë, menaxherit të Chelseas, Carlo Ancelottit, i është kthyer buzëqeshja. Trajneri italian ka një çikë shprese se ekipi i tij mund ta zë Manchester Unitedin në luftën për titull të kampionit.

“Kemi luajtur mirë, e kemi shfaqur lojën tonë. Kundër Boltonit më në fund e kemi hapur kampionatin. Nuk do të jetë e lehtë që t’i kthejmë ato pikë që i kemi humbur për t’iu afruar United, por tash po luajmë mirë dhe jemi në formë. Mendoj se mund të luftojmë për të fituar gjithçka”, u shpreh ish trajneri i Milanit, i cili sezonin e kaluar u shpall kampion me ekipin londinez.

Aktualisht, Chelsea gjendet në pozitën e katërt në Premierligë me 41 pikë, 7 më pak se kryesuesi Manchester United, i cili megjithatë ka një ndeshje më pak.

Sfida e ardhshme e Chelseas, që pati një krizë të thellë muajve të fundit, do të jetë ajo ndaj Sunderlandit si mysafir. Edhe në këtë ndeshje, ekipi londinez do të mundohet të fitojë për ta mbajtur hapin për titull.
Shtuar më 26/01/2011, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori