Ancelotti: CR7 i gatshëm, mund të jetë titullar
Pëlqej
Carlo Ancelotti ka dalë në konferencë për shtyp në vigjilje të finales së kthimit në Superkupën e Spanjës përballë Atletico Madrid. Tekniku italian është i bindur se barazimi 1-1 në "Santiago Bernabeu" favorizon "Los Colchoneros".

"Atletico nuk do e ndryshojë stilin e tij dhe do të luajë njësoj si në "Bernabeu" sepse janë të favorizuar nga rezultati i ndeshjes së parë. Për të fituar në "Calderon" duhet të luajmë me intensitet të lartë dhe shpejtësi krahasuar me atë që bëmë në ndeshjen e parë", është shprehur tekniku italian i Real Madrid.


FORMACIONI - "Nuk do të them se kush do të jetë 11-shi që do të zbresë në fushë por do të ketë ndryshime. Cristiano Ronaldo është stërvitur si gjithmonë dhe është gati për tu nisur si titullar".

JAMES RODRIGUEZ - "James Rodriguez po adoptohet me stilin tonë të lojës. Luajti mirë të martën dhe nuk do të ketë probleme nëse e nis nga fillimi. Mund ta përdorë edhe pak më përpara".

KROOS - "Jemi me fat që kemi futbollistë që mund të ndryshojnë pozicionet në fushën e lojës. Kroos luan pa problem në tre role të ndryshme në mesfushë pasi ka shumë kualitet". /albeu.com/



Shtuar më 21/08/2014, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori