Ancelotti e konfirmon: Di Maria kërkon largimin
Pëlqej
Në konferencën për shtyp në vigjilje të finales së kthimit në Superkupën e Spanjës kundër Atletico Madrid, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Angel Di Maria dhe Sami Khedira kanë refuzuar ofertën e klubit për rinovim kontrate dhe janë shumë pranë lamtumirën nga kampionët e Europës.

"Di Maria ka kërkuar shitjen. Deri në fund të merkatos është një prej tanëve dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje do të qëndrojë me ne. Situata me Sami është ndryshe: nuk ka kërkuar të alrgohet por as ai nuk e ka pranuar ofertën për rinovimin e kontratës që skadon vitin e ardhshëm", është shprehur Ancelotti.

Për argjentinasin interesohen Manchester United dhe PSG, ndërsa për gjermanin Bayern Munchen duket klubi më i favorizuar. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori