"Ancelotti e shkatërroi", Agjenti: Gattuso e rivlerësoi Hysajn
Elseid Hysaj është duke bërë paraqitje të mira me Napolin nën drejtimin e Gattusos. Mbrëojtësi i kombëtares shqiptare luajti titullar në sfidën e fundit që Napoli luajti ndaj Cagliarit.

Hysaj doli në të 80` pasi u dëmtua, ndërsa dha asistin e golit të fitores për skuadrën e Gattusos. Megjithatë, në pamje të parë dëmtimi u duk i rëndë, por agjenti i mbrojtësit Mario Guiuffredi bëri të ditur se Hysaj do të jetë në fushën e lojës brenda 7 ditësh.

Giuffredi: Unë nuk e përjashtoj që Elseid Hysaj do të jetë në fushë kundër Brescia. Ai ka një goditje të lehtë në ligamentin e gjurit të djathtë. Por unë besoj se do të jetë në fushë brenda 7 ditësh. Unë mendoj se te Napoli duhet të vlerësojnë seriozitetin, mirësinë dhe profesionalizmin e Hysajt. Ancelotti e shkatërroi nga pikëpamja e vetëvlerësimit, duke e bërë largimin të sigurtë. Shumë lojtarë u nënvlerësuan nga Ancelotti dhe janë rivlerësuar nga Gattuso.
Shtuar më 17/02/2020, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori