Ancelotti i dashuruar me tifozët e Evertonit: Duam ta shijojmë sërish këtë atmosferë
Everton u rikthye te fitorja pas humbjes në derbin ndaj Liverpool dhe eliminimit nga FA Cup. Goli fantastik i Richarlison i dhuroi tre pikët ekipit të Carlo Ancelottit, i cili arriti suksesin e tretë në katër ndeshje me ekipin e ri.

Trajneri italian analizon duelin e fituar në shtëpi ndaj Brighton. Everton luajti shumë mirë rreth një orë, më pas vuajti, por tentoi me çdo mënyrë të ruante avantazhin dhe ia doli. Ancelotti thur elozhe për tifozët dhe shpreson që kjo mbështetje dhe atmosferë të vazhdojë edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Jam shumë i kënaqur. Zhvilluam një ndeshje të mirë për 60 minuta, në fund ishte normale të vuanim për të mbajtur fitoren 1-0. Vuajtëm, por ishim të vendosur për të siguruar fitoren. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

Përgjigja e djemve ishte shumë e mirë, ndërsa mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme për ne. Kur luajmë këtu, duam të ndihemi si në shtëpi dhe shpresoj që në ndeshjen e radhës të krijohet e njëjta atmosferë“, përfundon Carlo Ancelotti.
Shtuar më 12/01/2020, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori