Ancelotti i fiksuar pas Thiago Silvas, e do te Evertoni
Thiago Silva gjithnjë e më shumë larg Paris Saint Germain. Mbrojtësi brazilian është kthyer në vendlindje që në muajin mars kur u ndërpre kampionati dhe nuk pritet të veshë më fanellën e parizienëve me të cilët i skadon kontrata.

Me synimin për të luajtur në Brazil, së fundmi është shfaqur hipoteza e ribashkimit të tij me Carlo Ancelottin.

Ky i fundit beson ende te mbrojtësi 35-vjeçar të cilin e dëshiron në skuadër duke parë se ka edhe eksperiencën e duhur që italiani kërkon në ekip. Mësohet se palët kanë nisur bisedimet dhe në rast të një akordi Thiago Silva është i lirë të firmosë në çdo moment.
Shtuar më 23/05/2020, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori