Ancelotti i kënaqur me Hysajn, e përdor si shembull
Pëlqej
Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti ka një përshtypje shumë të mirë për skuadrën që ai drejton, ku nuk nguron të shprehi vlersimet e tij.

Duke folur për “Sky”, Ancelotti tha se ishte i kënaqur me atë që pa në në Trento:

“Është një grup i mirë, më pëlqen, më bën të punoj pa sforcime. Dhe kur është kështu, që keni argëtim dhe ide të tjera të mira, rezultatet pozitive mund të vijnë. Napoli është një ekip që ka cilësi, nuk e zbulova me siguri sonte. Kjo ishte një ndeshje me indikacione të mira. Ekipi i bën gjërat e duhura me një frymë të mirë. Ndonjëherë ka një tendencë për t’i nënvlerësuar këto angazhime, por unë shoh se ky është një grup i shëndetshëm edhe në aspektin psikologjik”.

Ancelotti është shumë i kënaqur edhe mbrojtësin shqiptar Elsaid hysaj të cilin e përdor si shembull në ekip.

“Allan mund të luajë si anësor i jashtëm, ashtu si Hysaj, që mund të luajë në të majtë. Të dy janë lojtarë të cilësisë dhe inteligjentë, që mund të përshtaten pa asnjë problem. Insigne mund të bëjë “9” fals, edhe pse me të vërtetë i pëlqen loja e tij midis linjave”. ka thënë trajneri i Napolit. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2018, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori