Ancelotti: I thuhet jo Realit?
Carlo Ancelotti ka pranuar se do të jetë e vështirë për ta refuzuar një ofertë të mundshme për të drejtuar Real Madrid, por njëherazi shtoi se është i lumtur me jetën në Paris. Trajneri italian i Paris Saint Germain ka qenë i lidhur me një zëvendësim të mundshëm të Jose Mourinhos, i cili duket se e ka vendosur për ta lënë Madridin dhe rikthyer në stolin e Chelsea-t në fund të sezonit.

"Do të jetë goxha e vështirë për ta refuzuar Real Madrid. Nuk e di nëse e ardhmja ime do të jetë në Madrid, por mund t’ju them se në një moment në të kaluarën isha shumë afër drejtimit të Realit. Gjërat lëvizën në momentin e fundit dhe unë përfundimisht u bashkova me Chelsea-n. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por jam i lumtur në krye të PSG-së dhe mund të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Jam duke e shijuar jetën në Paris, dua të fitoj Ligue I dhe të festoj titullin", deklaroi ish trajneri i Juventus, Milan dhe Chelsea.

Ancelotti u bashkua me PSG-në në dhjetor 2011 dhe i udhëhoqi parizienët deri në çerekfinalet e Champions League dhe është shumë pranë titullit kampion në Francë, që parizienëve i mungon prej vitit 1994. /albeu.com/



Shtuar më 03/05/2013, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori