Ancelotti: Ja plani im për Realin (FOTO LAJM)

Trysnia - Duke qenë se ka stërvitur disa prej skuadrave më të mira të Europës, atij nuk i bën shumë përshtypje jeta e re në Madrid. “Mendoj se presioni është diçka normale për një trajner. Nëse je teknik i PSG-së apo i Realit, ke shumë presion. Unë them se tek të gjitha skuadrat je nën trysni, pasi gjithmonë ke disa objektiva për të arritur dhe jo gjithmonë ja del që t’i përmbushësh ato. Pas kaq shumë viteve eksperiencë, unë arrij që të sillem si duhet përballë këtyre situatave”, pohoi tekniku italian.


Gjatë një interviste për "UEFA.com", tekniku italian i "Los Blancos", Carlo Ançeloti, flet për synimet e mëdha të Realit të tij.

Më parë nuk ka pasur të tilla probleme. Tregon se lojtarë si Gareth dhe Cristiano Ronaldo duhet që t’i vendosësh aty ku ndihen më mirë. Ndërkohë që, për atë që tashmë është kthyer në një obsesion për Real Madrid, thotë se do të jetë një motiv më shumë për ta fituar. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2013, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori